Didier Deshamp ka bërë publike listën e 23 lojtarëve të përfaqësueses franceze për ndeshjet ndaj ndaj Gjermanisë dhe Holandës, dy takime këto që do të zhvillohen në kuadër të turneut më të ri të UEFA-as, “Nations League”.
Siç edhe pritej lista e Francës është pothuajse e njëjta me atë të Botërorit “Rusi 2018”. I vetmi ndryshim te kampionët e botës është portieri Stiv Mandanda, i cili është zëvendësuar nga gardiani i Bordosë, Benuat Kostil.
Portierë
Loris (Totenhem), Kostil (Bordo), Areola (PSG)
Mbrojtës
Hernandez (Atletiko Madrid), Kimpembe (PSG), Mendi (Man. Siti), Pavard (Shtutgart), Rami (Marsejë), Sidibe (Monako), Umtiti (Barcelona), Varan (Real)
Mesfushorë
Kante (Çelsi), Pogba (Man. Utd), Nzonzi (Roma), Toliso (Bajern M.), Matuidi (Juventus)
Sulmues
U.Dembele (Barcelona), Grizman (Atletiko Madrid), Zhiru (Çelsi), Fekir (Lion), Mbape (PSG), Lemar (Atletiko Madrid), Tovan (Marsejë)
La liste des joueurs retenus pour les matches de l’UEFA Nations League face à l'Allemagne et les Pays-Bas #FiersdetreBleus #ALLFRA #FRAPBS pic.twitter.com/bSYwHzi3YQ
— Equipe de France ?? (@equipedefrance) August 30, 2018