Qëndrimi te Barcelona, Rakitiç zbulon faktorët që e bindën

Ivan Rakitiç rikthehet të flasë, sërish për të ardhmen e tij, për refuzimin e ofertës së bërë nga PSG këtë verë, por edhe për arsyet e qëndrimit te Barcelona. Ai është i qartë në atë çka thotë: “Nuk ka ekip në botë që mund të më japë më shumë se Barcelona… nëse nuk bëhet fjalë për para”.

Më tej nënkampioni i botës me Kroacinë tregoi se për vendimin e marrë ka dëgjuar zemrën, por edhe bashkëshorten e tij. Një rol të rëndësishëm në vendimin e marrë e ka pasur edhe trajneri Valverde. “Degjova gruan time dhe zemrën. Valverde gjithashtu më ka ndihmuar shumë”, ka deklaruar Rakitiç në “Sport”.

Rinovimi i kontratës është një çështje tjetër. Sigurisht edhe përmirësimi i anës financiare. Gjithsesi Rakitiç thekson se është një detaj që atë nuk e merakos për momentin. Kroati ka besim se shumë shpejt do të ulen të bisedojnë. “Kam besim se presidenti shumë shpejt do të më telefonojë”, thotë në mbyllje mesfushori.

PSG gjatë kësaj vere nguloi shumë për Rakitiç dhe ishte gati t’i ofronte atij dyfishim page për ta bindur, ndërkohë që për Barcelonën ishte përgatitur një ofertë prej 90 milionë eurosh. Spanjollët ishin gati ta pranonin, por ishte vetë lojtari që vendosi të qëndronte në Katalonjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *