Risia e Kristal Palas, një revolucion në merkato

Në futbollin modern, ku shpenzohen miliarda euro për blerjen e yjeve më të mëdhenj, ata që vuajnë janë klubet e vegjël dhe lojtarët e rinj. Pronarët kërkojnë rezultate të menjëhershme, për të përligjur investimet dhe askush nuk ka kohë dhe dëshirë të presë rritjen e yjeve të rinj.

Që kjo situatë të ndryshojë dhe për t’i ardhur në ndihmë lojtarëve të perspektivës ka menduar Kristal Palas. Klubi anglez po punon me një plan inovativ, i cili mund të shndërrohet në një revolucion të vërtetë në merkato.

Klubi londinez ka gjetur një mënyrë të veçantë për t’i rritur vlerën talentëve të Akademisë dhe të evitojë kostot e huazimit. Futbollistët e rinj mund të lejohen të luajnë pa detyrime financiare në klubet e Ligës së Parë (kategoria e tretë) apo në ligat e tjera më të ulëta.

Por, klubet ku këta lojtarë të rinj do të huazohen pa pagesë, duhet t’u krijojnë kushtet që të luajnë rregullisht. Në kontratë është parashikuar, që nëse futbollistët nuk aktivizohen për shkaqe, të cilat lidhen me dëmtimet, klubet duhet t’i paguajnë Kristal Palas deri në gjysmën e kostos së huazimit. Një mënyrë e mirë për të rritur talentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online