Kaka është rikthyer në Milano me qëllimin për të nisur eksperiencën si zyrtar i Milanit. Braziliani do të kalojë një periudhë kohe afër Leonardos dhe Maldinit për të mësuar disa nga sekretet e profesionit të ri dhe më vonë atij do ti afrohet dhe një post zyrtar në klub. Topi i fundit i artë i kuqezinjve ka lëshuar komentet e para për “MilanNews.it”.
“Jam i lumtur sa herë që kthehem këtu. Pashë ndeshjen me Napolin dhe shpresojmë në një sezon pozitiv për klubin. Komunikoj shpesh me Leonardon, sepse jemi miq, por nuk kemi diskutuar akoma rolin që do të kem te Milani. Për momentin, prioriteti im janë fëmijët e mi, të cilët jetojnë në Brazil. Unë dua të qëndroj me ta, por me Leon dhe Paolon do të afrohem më shumë me Milanin. Dua të kuptoj atë që më pëlqen të bëj për momentin në futboll.
Gatuzo? Jam shumë i lumtur që ai është trajneri i Milanit. Ka shumë grintë dhe dëshirë, përveç mentalitetit të fortë të punës. Shpresojmë që rezultatet të vijnë për të dhe për Milanin. Mbasi lashë futbollin, dëshiroja të qëndroja me fëmijët e mi, por është gjithmonë bukur të kthehesh në ‘San Siro’ dhe pres një fitore në ndeshjen me Romën”, përfundon Rikardo Kaka.