Reagon Nimaga: Nuk doja që të mbaronte kështu…

Bakari Nimaga ka reguar me anë të një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” në lidhje me aventurën e tij të në Turqi, ku do të luajë me klubin e Hataisporit. Në postimin  e tij, mesfushori falënderon të gjithë personat me të cilat ka punuar ne 5 vitet që ka qenë pjesë e skuadrës së Skënderbeut.

23-vjeçari thekson se nuk dëshironte që ndarja midis tyre të ishte e shoqëruar me polemika, por ai shprehet se i duhej të merrte një vendim. Gjithsesi mesfushori nga Mali nuk i ka kursyer falënderimet për të gjithë.

“Ekip i ri, sfidë e re. Falënderoj Zotin së pari, pastaj do të dëshiroja të bëja një falënderim të madh për familjen e madhe të KF Skënderbeut, presidentin dhe familjen e tij, të gjithë stafin që kam punuar, shokët e skuadrës dhe të gjithë ata persona me të cilën kam punuar. Dua të falënderoj nga zemra fansat më të mirë në Shqipëri “Ujqërit e Deborës”.  Kam marrë shumë më mësime dhe nuk dëshiroja që mbaronte në këtë mënyrë, por në jetë duhet të marrim vendime. Faleminderit qytetit të Korçës, shqiptarëve. I uroj skuadrës gjithë të mirat në të ardhmen. Tani dua të falënderoj skuadrën time të re për besimin që më ka dhënë. Do të jap gjithmonë më të mirën për ta”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *