I pafat Odise Roshi, i cili duhet të qëndrojë për rreth gjashtë muaj jashtë fushave të blerta. Mesfushori anësor i kombëtares është dëmtuar në një ndeshje me Ahmat Grozni dhe pas kontrolleve mjekësore u vu re që kishte këputje të ligamentit të gjurit.
I duhet të bënte një ndërhyrje kirurgjikale dhe tashmë e ka kryer dhe e ka kaluar me sukses. Vetë mesfushori fierak e ka konfirmuar diçka të tillë, ndërkohë që ka postuar edhe një mesazh ku i falënderon të gjithë për mbështetjen që i kanë ofruar gjatë kësaj periudhe.
Të njëjtin dëmtim si Roshi ka pësuar edhe sulmuesi Armando Sadiku, i cili gjithashtu i ka dërguar një mesazh shokut të tij në kombëtare. Të dy këta lojtarë nuk do të jenë për disa muaj gati për Shqipërinë dhe klubet e tyre.