Pesë vjet pritje, Flamurtari i Dajës thyen Kukësin

Flamurtari-Kukësi ishte një ndeshje e gjitha për t’u parë. Vlonjatët, pas plot pesë vitesh, ia kanë dalë të triumfojnë kundër verilindorëve. Për herë të fundit kishin triumfuar në kampionat në tetor të vitit 2013. Edhe asokohe Kukësi drejtohej nga Cungu.

Gjithçka u vendos nga një gol i shënuar në fundin e pjesës së parë. Një kros i Torasës  kthye në gol nga Albi Alla, i cili ka debutuar me gol me fanellën e Flamurtarit. Mbrojtësi i realizoi ish-ekipit të tij në të 40’ dhe kaq mjaftoi.

Shumë nervozizëm, kartonë të verdhë. Një minus i madh gjendja e fushës në stadiumin Flamurtari, që u bë pengesë për lojën e të dyja ekipeve. Cungu i luajti të gjitha kartat, duke aktivizuar Harbën dhe Shpehar në sulm, por më shumë golit iu afrua Cuculi. Gjithsesi kuqezinjtë ruajtën avantazhin dhe e thyen “mallkimin”.

EPISODET

87′ – kros në zonën e Flamurtarit, Alla në tentativë për ta larguar e çon drejt portës së tij, por Koliçi shmangu autogolin.

82′ – Rrumbullaku kroson nga një goditje këndi, Cuculi gjuan me kokë, por nuk gjen dot kuadratin. Pranë barazimit verilindorët.

74′ – Kombinim i bukur mes Bushiç dhe Mustës, ky i fundit vonon në goditje dhe portieri Maloku zotëron topin.

59′ – Goditje dënimi për Kukësin. Rrumbullaku tenton me të majtën, Koliçi në lartësinë e duhur kotrollon topin.

54′ – Mustafa nga e majta hodhi një kros të ulët në zonë, Hyseni pranë portës goditi jasht kuadratit. Rast i artë për të dyfishuar.

45-50′ – Kukësi është mjaft aktiv dhe shfaqet rrezikshëm me Harbën. Boshnjaku i ka dhënë tjetër ritëm verilindorëve

40′ GOL – goditje këndi për Flamurtarin, skemë e vlonjatëve. Topi shkoi te Torasa, i cili krosoi në zonë dhe Alla me kokë mposhti portierin Maloku

34′ – Torasa provon me një veprim akrobatik brenda zonës, topi ndalet nga një prej mbrojtësve miq. Nuk ka rrezik për Malokun. Një minutë më vonë Batha provoi nga distanca, topi shkoi jashtë kuadratit.

21′ – Dalje e shpejtë e Kukësit, krosim në zonë, aty ku Dzaria heziton dhe portieri Koliçi më pas kontrollon topin dhe largon rrezikun.

15′ – Torasa bën një ndërhyrje në kundëkohë ndaj Rrumbullakut, i cili mbetet i i shtirë. Argjentinasi ndëshkohet me karton të verdhë

8′ – Limaj rikuperoi një top dhe nga e djathta krosoi në zonë, aty ku Rexhinaldo me kokë tentoi portën. Portieri Koliçi në gatishmëri, pret topin e gjuajtur nga sulmuesi.

4′ – Bushiç nuk arrin të shfrytëzojë një pasim në zonë. Ndërhyrja e Shametit në kohë largon rrezikun.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2

E diel, më 26 gusht, ora 19:45
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

FLAMURTARI-KUKËSI 1-0
Shënues:  Alla 40′

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Pollozhani, Alla, Kotobelli, Deliaj, Batha, Hyseni (Beqja 88′), Torasa (Mustafa 46′), Musta (Useini 92′), Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Kukësi: Maloku, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja (Qaqi 71′), Dzaria (Harba 46′), Musolli, Uilliam (Shpehar 70′), Limaj, Rexhinaldo. Trajner: Armando Cungu

Gjyqtarë: Laver Alla, Devis Korreshi, Marjus Qose, Fatmir Lamaj; Pas porte: Andi Koçi, Klodian Shahini

Delegat: Millan Baçi; Vëzhgues: Prek Pjetrushi
Kartonë të verdhë: Torasa 15′, Deliaj 61′, Siljanovski 69′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *