Situatë aspak e qetë në futbollin spanjoll. E gjithë problematika ka nisur pasi presidentit i La Ligës, Tebas, nënshkroi një kontratë me një kompani amerikane për zhvillimin e të paktën një ndeshje të kampionatit spanjoll në ShBA.
Kjo marrëveshje nuk është pritur aspak mirë nga sindikata e futbollistëve spanjoll, që ditën e djeshme ka dalë me një qëndrim të prerë. Përfaqësuesit e sindikatës kanë kërcënuar me bojkot të kampionatit në rast se Tebas nuk heq dorë nga marrëveshja me kompaninë amerikane.
Shumë tifozë spanjollë akuzojnë kreun e ligës spanjolle si të përfshirë në një skandal korrupsioni, pasi pas kësaj marrëveshje fshihet miliona dollarë të ardhura, por në anën tjetër ata që e pësojnë janë vetë spanjollët, të cilët nuk mund të shohin skuadrën e qytetit të tyre në stadium për shkak të një marrëveshje sponsorizimi .