Mbas fitores së Superkupës së Europës, Atletiko e Madridit e nisi më një barazim përballë Valencias kampionatin spanjoll. Në momentin që arbitri ka mbyllur ndeshjen, Tomas i Atletikos ka shkelmuar topin, që fatkeqësisht goditi një tifoz të Valencias duke i thyer syzet. Gjest i pavullnetshëm nga ana e lojtarit të ekipit të Simeones.
Kur ka marrë vesh se çka ndodhur gjatë shkelmimit të topit, mesfushori ganez ka shkruar në llogarinë e tij në rrjetet sociale duke kërkuar ndjesë për veprimin e bërë.
“Mirëdita Hoze! Sapo kam marrë vesh që mbrëmë të kam goditur me top. Shpresoj që të jesh mirë dhe më vjen keq për syzet, por ishte e paqëllimshme. Të përshëndes!”, shkruan 25-vjeçari.
Disa momente përpara mbylljes së sfidës, Tomas kishte marrë duartrokitjet e stadiumit “Mestalla”, sepse ndaloi një kundërsulm të Atletikos dhe e nxori topin jashtë, kur pa që Parejes i Valencias ishte i shtrirë në tokë, si pasojë e një bllokimi muskulor. Një gjest “fair-play” dhe “standing-ovation” nga të gjithë tifozët kundërshtarë.
@josecarmelollb Buenos días José! Acabo de enterarme de que anoche te di con el balón en Mestalla. Espero que estés bien. Siento mucho lo de las gafas, fue sin querer!.. Un saludo!
— Thomas Teye Partey (@Thomaspartey22) August 21, 2018