Shkarkuan “rebelin” Pojet, ish-kampioni i botës pranë stolit të Bordosë

Bordo është në kërkim të një trajneri për të zëvendësuar uruguaianin Pojet. Ky i fundit shpërtheu në akuza kundër klubit dhe drejtuesit e klubit francez vendosën për ta shkarkuar.

“Ajo që bëri klubi sot me shitjen e Labord është e turpshme. U kisha thënë drejtuesve që të mos e shisnin pa gjetur zëvendësuesin, por nuk më dëgjuan dhe e shitën pa më njoftuar fare. Është dita më e keqe që kur jam te Bordoja. Ndoshta duhet të largohem”, ishin fjalët e Gustavo Pojet në fund të ndeshjes së fituar me Mariupolin, që bëri të mundur avancimin e Bordosë në fazën “play-off” të Europa Ligës.

Tieri Henri është emri që qarkullon për stolin e Bordosë. Ish-sulmuesi i famshëm francez është dëshira kryesore e presidentit Stefan Martin siç citon “Radio Montecarlo”.

Henri ishte pjesë e stafit të Belgjikës në Botërorin e Rusisë dhe tashmë është gati për të nisur eksperiencën e parë si trajner. Bordo kërkon shërbimet e tij, duke i besuar stolin e ekipit dhe në vijim do të mësohet më shumë për vazhdimësinë e kësaj tratative.

Përveç legjendës së Arsenalit, kandidaturat e tjerë që përfliten për stolin e Bordosë janë: Jurgen Klinsman, Lorent Blank dhe Remi Garde.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *