Klaudio Ranieri pritet të nisë një tjetër aventurë. Mbas eksperiencave në Itali, Spanjë, Angli, Francë dhe për pak kohë trajner i kombëtares greke, 66-vjeçari është pranë kalimit në futbollin portugez. Siç citon “Tuttosport”, italiani do të jetë trajneri i ri i Sportingut të Lisbonës.
Me datë 8 shtator janë zgjedhjet për presidentin e ri të Sportingut dhe mbas këtij procesi, Ranieri do të ulet në stolin e bardhejeshilëve të Lisbonës. Tekniku i cili mahniti botën sportive duke fituar Premier Ligën me Lester Sitin, vitin e kaluar ishte trajner i Nantesit në Francë dhe mbylli një sezon të mirë me ekipin.
Tashmë ai është gati për të marrë drejtimin e ekipit të famshëm portugez.