Totenhemi rrëmben fitoren e parë sezonale, por sa i pafat Njukaslli!

Klubi i vetëm që nuk ka bërë asnjë lëvizje në merkato këtë verë në Premier Ligë, Totenhemi, e ka nisur sezonin me një fitore të çmuar 2-1 në Njukasëll.

Gjithçka e vendosur në 18 minutat e para të ndeshjes, sepse Vertongen shënoi në minutën e tetë për londinezët, ndërsa spanjolli Hoselu barazoi 3 minuta më vonë.

Dele Alli në minutën e 18-të shënoi golin që rezultoi vendimtar për fatet e ndeshjes, por Njukaslli ishte vërtet i pafat.

Skuadra e Rafa Benitez luajti shumë mirë në fund të pjesës së parë dhe më pas, në pjesën e dytë goditi shtyllën me Diame në minutën e 47-të dhe traversën në fund me të sapoblerin Rondon.

Pikë të arta, në një fushë të vështirë për Totenhemin, që e ka nisur mbarë, edhe pse Herri Kejn ishte i padukshëm në fushë, ashtu si në ndihet e fundit të Anglisë në Botëror.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *