Ndodh edhe kështu. Një lajm i rremë në rrjetet sociale dhe tifozët e Napolit nxitojnë drejt aeroportit. “Edison Kavani do të rikthehet dhe ai është nisur me avion drejt Napolit…”, shkruante organizatori i gjithë kësaj shakaje që rezultoi e hidhur për napoletanët. Qindra tifozë janë “turrur” për në aeroport për të pritur idhullin e tyre, por më kot.
Diçka e pavërtetë dhe fantazi e merkatos, shkruan “Le Parisien”. Lajmi i rremë përmbante dhe “screenshot” e një foto, ku shfaqeshin biletat e udhëtimit të Kavanit dhe vëllait të tij drejt Napolit. Diçka e tillë ka bërë që tifozët të besonin lajmin dhe të nxitonin për ta pritur.
Uruguajani është aktivizuar për tri sezone me klubin napolitan, duke shënuar 104 gola në 138 ndeshje. Ai është akoma një idhull në qytetin jugor të Italisë dhe zgjedhja e parë e tifozerise napolitane për përforcimin e sulmit. Për një moment besuan që ëndrra e tyre u kthye realitet, por gjithçka ishte një lojë.
Quand des tifosi du Napoli se réunissent massivement à l’aéroport simplement car une rumeur disait que Cavani signerait aujourd’hui… pic.twitter.com/AYfkaXhXBa
— FrSerieA (@FrSerieA) August 9, 2018