Për herë të parë këtë verë Reali i Madridit luan me një formacion thuajse të plotë dhe cilësia duket qartë, edhe pa Kristiano Ronaldon. Kampionët e Europës mundën 2-1 Romën sot në orët e para të mëngjesit me orën tonë, por rezultati mund të ishte shumë i thellë.
Sidomos në pjesën e parë dominimi madrilen ishte i qartë, me Asensio dhe Geret Bejl që shënuan që në 15 minutat e para. Roma shumë larg formës optimale, vetëm Florenci e Pastore tentuan diçka në pjesën e parë, apo Klajvert në të dytën.
Loja e Realit, me zotërim topi, shpejtësi dhe qarkullim të dendur, si dhe dalje të shpejta në sulm, duket ajo që ka në mendje trajneri i ri Lopetegi. Në fund shënoi Strotman një gol ngushëllimi për verdhekuqtë, që e mbyllën turneun International Champions Cup me dy humbje e një fitore, ndërsa Reali pati rritje konstante.
REAL MADRID-ROMA 2–1
Shënues: Asensio 2’, Baleares 15’ / Strotman 83′
REAL MADRID (4-2-3-1) — Navas; Carvajal ( Lopez 70′), Nacho (Tomas 81′), Sergio Ramos (J. Sançez 46′), Reguilon ( Leon 70′); Kroos ( Llorente 70′), Ceballos ( Odegaard 70′); Bale (May oral 56′), Isco ( Valverde 56′), Asensio ( Vazkez 56′); Benzema (Vinicius 56′).
Tr. Lopetegui.
ROMA (4-3-3) — Olsen ( Miranda 46′); Florenzi (Karsdorp 63′), Fazio (Manolas 46′), Marcano (Juan Jesus 63′), Kolarov (Santos 71′); Cristante (Lo. Pelegrini 46′), De Rossi (Gonzalo 46′), Pastore (Strootman 73′); El Shaarawy (Schick 46′), Dzeko (Coric 71′), Perotti ( Kluivert 46′).
Tr. Di Francesco