Championship/ Nuhiu makinë goli, por edhe karton i kuq

Pas startit të djeshëm, me fitoren e Derbi Kauntit në shtesë në Reding, java e parë në Championship-in anglez vijoi sot.

Një ndër skuadrat më interesante të këtij sezoni, Notingam Forest, u ndal te barazimi 1-1 në fushën e Bristol Sitit, që kryesoi në pjesën e parë.

Midëllsbrou është gjithashtu kandidat për kreun, por e nisi me një barazim të vuajtur në Miluoll, me një reagim të shkëlqyer në fundin e ndeshjes.

Surpriza e ditës erdhi nga Boltoni, që sezonin e shkuar mbijetoi me shumë vuajtje, por sot e ka nisur me një fitore fantastike në fushën e Uest Bromuiç Albion, që duket se ende nuk ka ndërtuar skuadër cilësore, pas rënies nga Premier Liga.

Uigani debutues mundi 3-2 Shefild Uensdin, që vuajti shumë në fazën mbrojtëse. Atdhe Nuhiu e mbylli sezonin e shkuar me një breshëri golash dhe e ka nisur gjithashtu me gol, kur barazoi përkohësisht 1-1 në pjesën e parë, por sulmuesi i Kosovës doli me karton të kuq në fundin e takimit, një vendim i nxituar i arbitrit, për hir të së vërtetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *