Tuhel se mban veten, festë e çmendur në sallën e konferencave

PSG arriti që të fitonte Superkupën e Francës, një mision që rezultoi tejet i lehtë, pasi suksesi u arrit pa shumë mundim, kjo për faktin se në fushë nuk ishte as Nejamr dhe as Mbape që konsiderohen si yjet më të mëdhenj që ka kjo skuadër.

Gjithsesi fitimi i një trofeu është një sukses jo i vogël, e aq më tepër kur është ndeshja e parë për një trajner në krye të kësaj skuadre. Edhe pse ka pa kohë në Francë, Tomas Tuhel, ka fituar menjëherë simpatinë e gazetarëve dhe opinionit sportiv pranë klubit të PSG-së.

I papërmbajtshëm, për të mos thënë i shfrenuar në dhomën e konferencave tekniku, i cili e shpreh hapur gëzimin pas fitores 4-0 me Monakon. Ndiqni videon për më tepër, nga festa e trajnerit dhe disa prej lojtarëve në sytë e gazetarëve dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *