Herri Meguire nuk është më një objektiv i Mançester Junajtid, pasi Lester është i vendosur për të mos hequr dorë nga mbrojtësi i tyre. Ndërkohë “Djajtë e Kuq” duhet të përforcohen në prapavijë dhe të gjitha energjitë i kanë përqendruar te Jerri Mina.
Kolumbiani u paraqit mjaft mirë në Botërorin e Rusisë, ndërkohë që nga ana tjetër Barcelona është e gatshme ta shesë mbrojtësin. Për këtë Mançesteri ka bërë lëvzijen e parë dhe Met Xhaxh, nogociatori i klubit, ka flutuar drejt Spanjës.
Synohet të arrihet një marrëveshje për shumën e 35 milionë sterlinave dhe për këtë pritet që të zhvillohet një takim takim me Felipe Ruso, menaxherin e lojtarit. Zhoze Murinjo e do Minën në ekipin e tij dhe po punohet që të mbyllet ky transferim sa më shumë.
Barcelona ndërkohë është e gatshëm të pranojë më pak se 44 milionë sterlina, sa ishte kërkesa e tyre e parë për 23-vjeçarin kolumbian. Ndërkohë vetë lojtari kërkon që të përfitojë rreth 7 milion sterlina në kontratën e re, që pritet të jetë afatgjatë.