CHAMPIONS LEAGUE
RAUNDI I DYTË, NDESHJA E KTHIMIT
KARABAK 3- 0 KUKËSI (0-0)
Shënues: Kuintana 23′ (11 metërsh), 56′ (11 metërsh), Delarzh 89’
Karton i kuq: Alla 52′
FORMACIONET
Karabak: Vagner, Medvedev, Sadigov, Hysejnov, Guerrier, Slavçev, Garajev, Dani Kuintana, Zubir, Miçel, Emegara. Trajner: G.Gurbanov.
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Qaqi, Shameti, Alla, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria, Uilliam, Çyrbja (Shpehar 46′), Plaku(Rexhinaldo 46′). Trajner: A.Cungu.
DIREKT
55′ – Kundërsulm i Karabakut, Maliqi prek me dorë topin dhe sërish 11-metërsh. Nuk gabon Kuintana këtë herë.
53′ – Emegara gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
52′ – Alla prek topin me dorë dhe karton i ikuq për mbrojtësin si dhe 11-metërsh për vendasit.
46′ – Cungu bën dy ndyshime në fillimin e pjesës së dytë, duke aktivizuar Rexhinaldon dhe Shpeharin!
39′ – Guerrier provon nga brenda zonës, e gabuar tentativa e tij.
23′ – Frashëri ndërhyn në mënyrë të parregullt ndaj sulmuesit Emegara. Kuintana nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë.
19′ – ME FAT KUKËSI. Pas një goditje dënimi Miçel ka goditur me kokë, duke gjetur shtyllën e Frashërit.
18′ – Shameti ndëshkohet me karton të verdhë.
14′ – Slavçev ndëshkohet me karton të verdhë.
13′ – Slavçev në tentativë për të arritur topin, i jep një goditje në kokë Stivi Frashërit. Probleme për portierin e Kukësit, por gjithçka ka kaluar fatëmirësisht. Kujtojmë që verilindorët nuk kanë në dispozicion as portierin e dytë Maloku, pasi nuik ka udhëtuar me ekipin për shkak se Azerbajxhani i ka refuzuar vizën.
10 – Miçel provon me të djathtën në dalje të zonës, pas një gabimi të Dzarias brenda zone, topi shkon ngjitur me shtyllën.
3′ – Zubir provon me një goditje nga e majta, por vetëm rrjetë e jashtme.
1′ – NIS NDESHJA!
Kukësi do të ndeshet me Karabakun sot në orën 19:00 në ndeshjen e kthimit të turit të dytë kualifikues të Champions League. Skuadra kuksiane do të kërkojë kualifikimit pas barazimit pa gola një javë më parë në ndeshjen e zhvilluar na “Loro Boriçi”.
Ashtu siç pritej, tekniku Armando Cungu nuk ka bërë asnjë ndryshim nga ndeshja e parë, pasi zbresin në fushë të njëjtët futbollistë. Një formacion mbrojtës, pasi skuadra verilindore luan me tre mbrojtës qendre dhe në të majtën e sulmit është vendosur mbrojtësi Uilliam.
Në anën tjetër tekniku i Karabakut ka ulur në stol Ansi Agollit. Ish-kapiteni i Shqipërisë e nis nga stoli ndeshjen e kthimit, ndryshe nga një javë më parë që zbriti në fushë si titullar. vendasit luajnë me një sulmues të deklaruar, pasi vetëm Emegara është në repartin e aktivizuat.
PJESA E PARË
Ka përfunduar pjesa e parë në Baku mes Karabakut dhe Kukësit. Verilindorët po munden minimalisht nga një gol i realizuar në minutën e 23-të nga Kuintana me 11-metërsh. Frashëri ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj sulmuesit Emegara dhe gjyqtari nuk nguroi që të tregonte dorën nga pika e bardhë e penalltisë. Vendasit kanë dominuar dhe Kukësi nuk ka mundur që ta rrezikojë asnjëherë seriozisht portën e azerëve. Kujtojmë që Kukësi është ende në lojë për kualifikimin, pasi me një barazim me gola do të kalonte më tej në sajë të rregullit të golit në fushën kundërshtare.