Inter ka zhvilluar një merkato cilësore deri tani, por tekniku Spaleti kërkon një sforco të fundit. Nevojitet një mesfushor i madh i nivelit të lartë. Emri i preferuar është Arturo Vidal. Kiliani shihet larg Mynihut dhe zikaltërit kanë nisur punën për afrimin e tij. Vidalit i skadon kontrata me Bajernin verën e ardhshme, por drejtuesit bavarezë mund ti afrojnë rinovimin me një vit.
Pra deri në 2020, me synimin për ta huazuar mesfushorin te Interi, i cili do ketë të drejtën e blerjes së plotë të Vidal. Nëse tratativat për afrimin e tij në Milano nuk konkretizohen, drejtuesit kanë një emër tjetër. Bëhet fjalë për 23-vjeçarin Bakajoko, i cili aktivizohet me Çelsin.
Vazhdojnë bisedimet dhe me homologët e Atletiko Madrid. Objektivi është kroati Vërsaljko dhe palët janë drejt akordit. 5.5 milione euro për huazimin e mbrojtësit të djathtë dhe 16.5 milionë të tjera vitin e ardhshëm për blerjen e tij të plotë. Zikaltërit kanë arritur akordin me futbollistin dhe pritet vetëm përgjigja pozitive e Atletikos, e cila pritet të vijë në ditët e ardhshme.