Përfundojnë pushimet, Partizani nesër në fushë

Partizani nuk pati një aventurë të gjatë në Kupat e Europë edhe për faktin se shorti u tregua i pamëshirshëm dhe i rezervoi që në raundin e parë përballjen me nënkampionët e Sllovenisë, Mariborin. Të kuqtë mund të thuhet se bënë aq sa mundën, por ishin të pafuqishëm për të marrë rezultat ndaj një skuadre shumë herë më të fortë.

Edhe pse ishte programuar që skuadra të niste përgatitjet në fillimin e javës së ardhshme, nuk do të ndodhë kështu, pasi ekipi do të zbresë në fushë që ditën e nesërme. Kryeqytetasit do të nsini përgatitjet për edicionin e ri, që do të nisë në 19 gusht dhe trajneri ka kërkuar që të mos humbet aspak kohë. Po nesër pritet që të prezantohet dhe Rubin Hebaj, i cili me shumë gjasa do të jetë në fushë menjëherë.

Duke qenë se stërvitja do të bëhet në Pezë-Helmëz, aty “të kuqtë” do të takohen dhe me skuadrën e Kukësit, të cilën me shumë mundësi do ta rivalizojnë edhe për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online