Pas Marko Fasones, edhe Masimiliano Mirabeli ndahet me Milanin.
Drejtori sportiv i kuqezinjve është takuar paraditen e sotme me presidentin e ri të Milanit, Paolo Skaroni, me të cilin ka biseduar për planet e së ardhmes dhe në fund është arritur vendimi për pushimin nga puna.
Mirabeli refuzoi prishjen e kontratës me konsensus, ndaj është pushuar dhe më vonë do te vendoset për dëmshpërblimin e tij.
Ndërkaq, Milani është ndaj përfundimisht nga e shkuara kineze dhe vetëm Xhenaro Gatuzo mbetet i paprekshëm, edhe për faktin se erdhi në mesin e sezonit të shkuar dhe është një legjendë e Milanit, i cili ka bërë punë të mirë dhe pronarët e rinj nuk mund ta largojnë në këtë moment, ku kërkohet stabilitet dhe sa më shumë afrimitet me tifozët, të cilët e duan shumë Gatuzon.
Tashmë Leonardo është futur në organigramën drejtuese të Milanit dhe pritet edhe zyrtarizimi i kthimit të Umberto Gandinit, i cili ka lënë drejtimin e Romës për të riveshur ngjyrat kuqezi, që i ka mbajtur për 23 vite plot suksese.