Epokë e re për Junajtid, Murinjo zgjedh kapitenin e ri

Dorëheqja nga futbolli i legjendës së Mançester Junajtid Majkëll Kerrik, la pezull shiritin e kapitenit te skuadra e “Djajve të Kuq”. Por, ditën e sotme trajneri Zhoze Murinjo bëri të ditur liderin e skuadrës së tij për ekipin e ardhshëm. Bëhet fjalë për ekuadorianin Antonio Valencia.

Futbollisti 32-vjeçar është pjesë e Junajtid që prej vitit 2009 dhe në nëntë sezonet e tij me ekipin me më shumë fansa në planet ka arritur të impresionojë me rendimentin e madh që i ofron skuadrës. Vitet kanë kaluar dhe ekuadoriani ka pësuar një “metamorfozë”. Nuk është më sulmuesi i dikurshëm, por tashmë një mbrojtës krahu i sprovuar ndaj kundërshtarëve nga më cilësorët në Premier League, por edhe në Champions.

?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *