Batha: Mund ta kapim Europën

Idriz Batha i hapi rrugë fitores së Partizanit me Lushnjen dhe për këtë është i kënaqur, sikurse u shpreh në emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport”. Mesfushori foli edhe për objektivat dhe ndryshimin e ekipit me ardhjen e Starovës.

“Vitin e shkuar kam shënuar 8 gola. Jam i lumtur që fituam, por dhe që shënova. E kishim vlerësuar Lushnjen, pasi kishte zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe nuk e meriton atë vend në klasifikim. Nuk e diskutuam fitoren, bëmë një lojë të mirë dhe më bëhet qejfi që skuadra ka nisur të reagojë”.

Europa dhe ndryshimi? Është e arritshme, pasi mundësitë i kemi. Ndoshta trajneri që ka ardhur e njeh më mirë skuadrën dhe di t’i marrë më të mirën lojtarëve që ka në dispozicion. Kjo besoj ka ndryshuar te Partizani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *