Bonuçi: Shiriti i kapitenit krijoi presion mbi mua dhe skuadrën

Pas ndeshjes Sasuolo-Milan 0-2, kapiteni i Milanit Leonardo Bonuçi foli për Sky Sport, duke lëshuar një deklaratë shumë interesante në lidhje me mungesën e tij në ndeshjet e shkuara, presionin e madh dhe shiritin e kapitenit.

“Luajtëm më mirë se në shumë ndeshje, na duhet pak më shumë siguri në vetvete. Kemi të rinj të talentuar, që duhet të lirohen nga presioni që ka ardhur nga jashtë, pas ndryshimeve të mëdha në verë.

“Pezullimi? Dy ndeshje pushim më lejuan të largoj disi presionin që kisha, pas disa paraqitjesh jo në lartësinë e duhur. Duhet të lidhemi si grup dhe pak nga pak po ia dalim. Ndoshta prania ime në fillim ka qenë një barrë për skuadrën.

“Shiriti i kapitenit? Te Juventusi merrja përgjegjësitë e mia, edhe duke mos qenë kapiten, ndërsa kur mbërrita te Milani klubi më besoi shiritin dhe kjo krijoi presion të madh mbi mua dhe skuadrën. Kemi biseduar dhe jemi munduar t’i sistemojmë gjërat që në fillim, sepse nuk ka rëndësi individi, por skuadra”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *