Kategoria e Dytë/ Vora ndalet papritur, Oriku i rrëmben kreun Elbasanit

Janë luajtur në fundjavë ndeshjet e javës së gjashtë në Kategorinë e Dytë dhe ka pasur surpriza të mëdha.

Në grupin A, Vora kryesuese ka humbur bujshëm në fushën e vet, duke u mundur keqas nga Spartaku i Tiranës, klub debutues, por që po nis të shijojë futbollin e vërtetë, edhe pse kategoria e Dytë nuk ka ndonjë nivel të lartë dhe nuk e meriton të konsiderohet as gjysmëprofesionist për shumë klube. Gjithsesi, në grupi A kryeson ende Vora, me vetëm dy pikë më shumë se Veleçiku dhe Internacionali. Pas tyre vinë ekipet e dyta të kryeqytetit dhe Partizanin B dhe Tiranën B që kanë respektivisht 12 dhe 11 pikë. Në fundin e tabelës renditet Mamurrasi, i cili në ndeshjet e fundit nuk është paraqitur në fushë dhe ka grumbulluar vetëm 1 pikë. Në këtë mënyrë, është e qartë që Mamurrasi është i përjashtuar, edhe pse jemi në Shqipëri, ka plot çudira.

Në grupin tjetër ka ndryshim në krye. Oriku ka mposhtur lehtësisht Gramozin dhe ka marrë kreun, sepse Elbasani barazoi 0-0 në Këlcyrë. Për Orikumin e drejtuar nga ish-futbollisti i njohur Artan Sakaj ecuria është e shkëlqyer, me 5 fitore në 6 ndeshje dhe sulmin më të mirë të kampionatit.

Elbasanin e kap Butrinti, që fitoi lehtësisht dje ndaj Memaliajt, ndërsa aty pranë është edhe Delvina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online