Duhen edhe më pak se 90 minuta që të nisë ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut. Stafi, lojtarët dhe delegacioni i klubit të Skënderbeut ka mbërritur në ambientet e stadiumit. Udhëtimi nga hoteli ku ishte akomoduar skuadra korçare dhe deri tek arena e Partizanit ka zgjatur vetëm 5 minuta. Masa ekstreme nga ana e policisë serbe që ka blinduar Beogradin. Një numër i lartë makinash policie kanë shoqëruar Skuadrën e Skënderbeut.