“Nejmar e lajmëroi largimin në dasmën e Mesit”

U habitëm të gjithë kur në gusht Nejmari braktisi Barcelonën për PSG, që vendosi rekordin e frikshëm: 222 milionë euro derdhur në arkat e klubit ‘blaugrana’.

Megjithatë, te Barça dinin gjithçka, prej qershorit, siç zbulon ish-mesfushori legjendar i Barçës, Çavi Hernandez: “Në dasmën e Mesit Nejmar na tha se dëshironte të ndryshonte ekip. Arsyeja ishte se nuk ndihej i lumtur në Spanjë”.

Fjalë të forta, sepse dasma e Mesit u zhvillua më 30 qershor në Rosario, Argjentinë, që do të thotë se Barcelona kishte tre muaj kohë për të gjetur pasuesin e Nejmarit, por vendosi të bënte luftë, derisa e humbi yllin e vet në gusht, kur PSG pagoi klauzolën dhe Barça nuk kishte më asnjë të drejtë të bllokonte brazilianin, i cili e kishte mbyllur marrëveshjen me klubin francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *