Kuqi i gatshëm, një dilemë për Kamzën

Mbrojtësi vlonjat është rikuperuar dhe ky është një lajm i mirë për trajnerin Ndreu. Mbetet për t’u parë kush do zëvendësojë Nezirin në të majtë

Kamza po përgatitet për ndeshjen e së dielës me Flamurtarin në Vlorë dhe objektivi është për të mos dalë pa pikë. Nisur nga fakti që luhet në transfertë dhe me një ekip që ashtu si ata po tregon një formë të mirë, kamzalinjtë do ishin të kënaqur me një pikë. Gjithsesi në fushë nuk do të futen me këtë objektiv, por duke bërë një lojë të kujdesshme do kërkojnë të marrin maksimumin. Vetëbesimi në skuadër është rritur dhe kjo është diçka pozitive, ndërkohë që edhe trajneri Ndreu e shihte të rëndësishme diçka të tillë, madje e shprehu edhe pas ndeshjes së fituar në Gjirokastër. Rezultatet pozitive ta japin mundësinë për diçka të tillë, ndërkohë që siç dihet Kamza është një ekip i ndërtuar nga fillimi dhe nga ekipi i vjetshëm kanë mbetur shumë pak lojtarë.

TAULANT KUQI – Në ekipin e Kamzës janë tre vlonjatë që do të luajnë ndaj ish-ekipit të tyre, duke nisur me kapitenin Halilaj e për të kaluar tek Idrizaj dhe Kuqi në mbrojtje. Ky i fundit mungoi në ndeshjen me Vllazninë, por gjendja e tij është përmirësuar dhe mësohet se ndaj Flamurtarit është i gatshëm për lojë. Me rikthimin edhe të Fushtar nga pezullimi, treshja e qendrës së mbrojtjes është e gatshme, me Lelis që me shumë mundësi e nis nga stoli, pasi Arrabal, Fukui dhe Raçiç janë të rëndësishëm përpara. Mungesa të sigurta janë ato të Sebino Plakut dhe Mërgim Nezirit. Sulmuesi u dëmtua në ndeshjen me Teutën dhe për t’u rikuperuar ka ende kohë, ndërkohë që ish-mbrojtësi i Prishtinës ndaj shkodranëve u ndëshkua me karton dhe nuk mund të luajë këtë javë, pasi për të ishte i verdhi i katërt. Trajneri Ndreu pritet të vendosë se kush do të luajë në vend të tij dhe alternativat janë dy: zhvendosja e Idrizaj në atë pozicion ose aktivizimi i Armando Ramit, të riut që u afrua në ekip këtë verë pas eksperiencës së tij të mëparshme te Kukësi B.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online