Përfaqësuesja e Kosovës nuk po gjen qetësi. Një tjetër çështje ka plasur te Kosova, teksa lojtari i Shalke 04, Donis Avdiaj ka braktisur grumbullimin e kombëtares. Siç bëhet e ditur nga mediat vendore, sulmuesi është irrituar nga fakti se tekniku Bunjaku nuk e ka përfshirë në formacionin e sotëm përballë Ukrainës. Talenti nga Istogu është stërvitur me skuadrën në seancën e fundit dhe ka treguar një formë të kënaqshme, por lojtari menjëherë sapo ka mësuar formacionin është nisur drejt Kosovës, duke lënë grumbullimin e Kombëtares me pretekstin për të kryer disa analiza. Një tjetër çështje te Kosova dhe arsyeja duket e njëjta, përplasja me trajnerin Albert Bunjaku. Avdiaj nuk e ka kaluar do t këtë situatë edhe pse e dinte se këto dy ndeshje ishin të fundit për trajnerin e Kosovës.
Ndërkohë që është zbardhur dhe formacioni shartues i përfaqësueses së Kosovë në ndeshjen me Ukrainën, megjithatë reshjet e dendura të shiut mund të bëjnë që ndeshja të shtyhet, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Spikat aktivizimi për të parën herë e mesfushorit të Kukësit, Besar Musolli.
Kosova: Ujkani, Musolli, Kryeziu, Rashica, Halimi, Celina, Rrahmani, Vojvoda, Muriqi, Paqarada, Jashanica.
Ne Shqiptaret kemi nje problem se kur mendojme se kemi te drejte humbasim respektin per ata qe kane te drejte te marrin vendimet dhe e tejaklojme cakun e zemerimit…per respekt te kombetares dhe tifozeve qe ndjekin kombetaren me zemer duhet tolerence dhe perulesi…ne nuk e kemi dhe aq….