Pol Pogba i është bashkuar listës së gjatë të lojtarëve të dëmtuar të Mançester Junajtidit. Lajmin për shkallën e dëmtimit të mesfushorit francez e ka hënë vetë trajneri Zhoze Murinjo. Portugezi i “Djajve të kuq”, duke folur në prag të ndeshjes kundër Kristal Palasit në Premier ka thënë se shpresat që Pogba të kthehet në tetor janë zero. Ai shpreson të ketë të gatshëm Pogbanë jo më parë se mesi i nëntorit. Duhet thënë se në ‘Old Trafford” janë ende të dyzuar se çfarë do të bëjnë me mesfushorin, nëse do të vendosin që aio të operohet ose jo. Murinjo i ka dhënë 10 ditë pushim absolut lojtarit me shpresën se nga infermieria do të vinin lajme të mira. Por faktet tregojnë të kundërtën dhe Pogba do të mungojë edhe afro 2 muaj të tjerë. mesfushori i Mançester Sitit u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampioneve përballë Bazelit më herët gjatë shtatorit.
Deklarata e Murinjos – “Pogba është i dëmtuar. Ai nuk mund të luajë kundër Kristal Palasit dhe për fat të keq do të mungojë dhe disa javë të tjera. Dëmtimi i tij nuk është si i Fil Xhons apo Antonio Valencia, të cilët i pres së shpejti në stërvitje. Këtu po flas për një dëmtim serioz që do të thotë muaj”- ka thënë Murinjo. Deklarata e trajnerit portugez duket se nuk ka qenë aspak e këndshme, teksa në rastin më të mirë Pogba do të kthehet në fushë më 18 nëntor kur Mançesteri të presë Njukasëllin në “Old Trafford”. Deri atëherë ai do të ketë humbur plot 8 takime për Junajtidin. Murinjo ka konfirmuar gjithashtu se dhe dy lojtarë të tjerë Majkëll Karrik dhe Fil Xhons do të mungojnë përballë Palasit.