Gavazaj një muaj jashtë, operohet Radas

Trajneri Daja me “dhimbje koke”. Kosovari është mungesë e sigurt në Kukës, Osmani pritet të bashkohet sot me grupin, ndërsa kroati kryen urgjentisht një ndërhyrje të lehtë

Leonard Trebicka

Lajme të këqija përgjithësisht për Skënderbeu një ditë pas ndeshjes me Jang Bojs në lidhje me gjendjen fizike të lojtarëve, por ka edhe ndonjë lajm të mirë. Trajneri Ilir Daja është bërë me “dhimbje koke”, pasi në Kukës do të ketë disa mungesa të rëndësishme, që në fakt nuk janë zyrtarizuar, pasi ka edhe lojtarë në mëdyshje. Dëmtimi i Gavazajt një ditë më parë ka rezultuar i rëndë, siç parashikohej. Lojtari në fjalë do të qëndrojë rreth një muaj larg fushave të futbollit, ndërkohë që kur të kthehet duhet patjetër të vendosë maskë në fytyrë. Po ashtu, edhe Marko Radas ka pasur probleme dhe dje ka kryer një ndërhyrje, që ka përfunduar me sukses. Mësohet se nuk bëhet fjalë për diçka të vështirë dhe mjeku i Skënderbeut, Jorgo Pantazi, thotë se që sot Radas do të jetë me grupin. Tefik Osmani është një tjetër lojtar i dëmtuar dhe duhet pritur për të pësuar, nëse do t’ia dalë deri të hënën. Jashanica dhe Nimaga kanë probleme të vogla dhe mund të bëhen për ndeshjen e radhës. Ndeshja me Jang Bojs dhe ngarkesa e lartë kanë lënë pasojat e veta te korçarët, me disa titullarë të dëmtuar.
GAVAZAJ – Dëmtimi më i rëndë është ai i Enis Gavazajt. Mesfushori kosovar doli nga fusha pa kaluar 20 minuta nga ndeshja në Elbasan, për shkak të goditjes që mori në kokë nga portieri kundërshtar. Që dje Gavazaj ndodhet në spitalin “Salus” në kryeqytet, nën kujdesin e mjekëve. Të hënën, kur të mbërrijë doktori italian, do të kryhet ndërhyrja kirurgjikale, pasi lojtari ka një frakturë poshtë syrit. Pas operacionit, i duhen minimumi 3-4 javë që të rikuperohet, por gjithçka varet nga fakti si shkon ndërhyrja. Një humbje e madhe për korçarët, të cilët i urojnë shërim sa më të shpejtë shokut të skuadrës. Gavazaj ishte në një formë shumë të mirë dhe kishte zënë vend në krahun e djathtë të mesfushës.
RADAS – “Sport Ekspres” ka mësuar dje se Marko Radas, titullari i mbrojtjes së Skënderbeut, ka bërë një ndërhyrje urgjente po në spitalin “Salus”. Sipas stafit mjekësor, Radas kreu një mikrokirurgji nga një prej doktorëve italianë dhe gjithçka shkoi mirë. Mjeku Pantazi garanton se sot kroati do të kthehet në Durrës për t’u bashkuar me skuadrën dhe për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e së hënës me Kukësin, madje mund të luajë titullar. Ky ishte lajmi më i gëzuar, pasi Radas ia ka hedhur lehtë e tani do të jetë nën urdhrat e trajnerit Daja.
OSMANI – Një tjetër titullar, që ka munguar gjatë, është Tefik Osmani. Korçari nuk arriti të riaftësohej për ndeshjen me Jang Bojs, por mungoi edhe në stërvitjen e djeshme, e para për ndeshjen me Kukësin. Në fakt, Osmani po ndjek studimet në Universitetin e Korçës dhe dje kishte provim. Sot pritet të jetë nën urdhrat e Dajës dhe do të provojë të kthehet në fushë, por gjithçka mbetet e hapur.
TË TJERËT – Nuk janë vetëm këto problemet e Skënderbeut përpara Kukësit. Bajram Jashanica dhe Bakari Nimaga, për shkak të ngarkesës së lartë, kanë shqetësime, por fatmirësisht nuk janë serioze. Sipas stafit mjekësor, kjo dyshe do të vazhdojë të zhvillojë stërvitje, por edhe terapi, në mënyrë që të hënën të jetë gati. Megjithatë, edhe për këta dy titullarë duhen pritur dy stërvitjet e fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online