“Daily Star” ka raportuar një lajm të bujshëm për merkaton. Sipas së përditshmes britanike, Mançester Junajtid është shumë i interesuar për mesfushorin anësor të Real Madritit, Geret Bejl.
Madje, duket se “Djajtë e kuq” kanë bërë një ofertë prej 105 milionë eurosh për të firmosur me uellsianin, të cilin e kërkojnë edhe disa klube kineze, por ai nuk ka ndërmend të largohet nga Evropa, aty ku luhet futbolli më cilësor.
Reali vështirë se do të hiqte dorë nga Bejl, por fakti që Asensio po shpërthen nga ndeshja në ndeshje mund ta lehtësojë largimin e ish-yllit të Totenhemit. Në këto momente, trajneri Zinedin Zidan këmbëngul për Bejlin, edhe pse ka pasur protesta në “Bernabéu” ndaj tij, por Junajtid do të vazhdojë të këmbëngulë dhe nuk përjashton që të ketë një bisedë me Florentino Perezin për të mbyllur operacionin, pasi ata kuptojnë se oferta ekonomike mund t’i bindë drejtuesit e Real Madridit. Pra, Bejl mund të jetë goditja e madhe e verës!