Daja konfirmon Takun, pret një sulmues kalibri

Trajneri sqaroi se nuk do të ketë largime, por huazime. Për Sebino Plakun u shpreh se është pjesë e ekipit

Para nisjes së stërvitjes, trajneri Daja ka folur për përshtatjen e ekipit me kampionatin, pas suksesit të Europë: “Ekipi ka përvojë disavjeçare dhe e di mirë si të përshtatet. Kemi bërë një prezantim historik me futjen në grupe dhe lojtarët e dinë si duhet të veprojnë, pasi edhe para dy sezonesh ishin në grupe. Ata janë të etur për të bërë maksimumin”, – u shpreh Daja.

ROTACIONI – “Duhet të bëjmë edhe rotacion, por pa humbur cilësinë e lojës. Kjo do të vijë për faktin që lojtarët e rinj të kenë mbështetjen në fushë të atyre me eksperiencë, në mënyrë që paraqitja të jetë sa më e mirë”, – shtoi trajneri i korçarëve.

LARGIME – “Besoj që nuk do të ketë largime nga Skënderbeu. edhe nëse nuk do të jetë ndonjë pjesë e ekipit, do të Huazohet, sepse kjo është politika e klubit, që një lojtar të ketë minutazh në këmbë. Stërvitja javore nuk mjafton për të mbajtur formën, por duhet të luash. Plaku? E thashë përgjigjen për gjithë ekipin, nuk e di nëse ka ndonjë individ të veçantë. Edhe Plaku është pjesë e Skënderbeut, nuk kam pse ta trajtoj në mënyrë të veçantë. Për mua vlen ekipi, jo individët”, – tha më tej Daja.

MBROJTJA – “Reparti i mbrojtjes është pjesa me më pak në rivalitet, por është një nga repartet më cilësorë. Vangjeli dhe Mici do të ishte mirë t’i dublonim. Në krahun e djathtë kemi Lulajn, që është një lojtar me perspektivë. Nëse do të vijë ndonjë lojtar për në qendër apo në të majtë, do të ishte mjaft mirë për ne.”

TAKU – “Taku ka kërkuar vetë të jetë pjesë e jona, të vazhdojë atë periudhë që kaloi në Europë. Besoj që këto ditë mund të bashkohet me ne për të filluar stërvitjen me Skënderbeun. Taku është një alternativë e shumëfishtë, pasi ka luajtur në të kaluarën edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes.”

SULMI – “Jemi duke parë dy lojtarë që të bëjnë diferencën. Natyrshëm, përveç opinionit tim, do parë edhe mundësia kohore për të realizuar kalimin. Nuk na mungojnë sulmuesit, por duhet që lojtari që do të vijë, të jetë në lartësinë e duhur. Përderisa nuk është bërë asgjë konkrete, nuk më lejohet të them emra. Janë dy-tre alternativa”, – përfundoi Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online