Pas largimit të Albi Allës, edhe afrimi i Albert Serran nuk rezultoi i suksesshëm. Tashmë në dispozicion të Kukësit janë vetëm Shameti, Hoxha dhe Memini.
Verilindorët janë hedhur në sulm për të siguruar shërbimet e një tjetër qendërmbrojtësi, pasi dihet që kampionati është i gjatë dhe vetëm me tre alternativa nuk mund t’ia dalë. Trajneri Milinkoviç ka bërë të ditur kërkesat e tij dhe klubi po punon që të realizojë dëshirën e teknikut serb.
Drejtuesit e klubit po punojnë në disa pista, por tashmë sytë janë nga tregu ballkanas, pasi edhd lojtarët ambientohen shpejt me Superioren, përveçse kanë kosto më të ulët.