Tani mbetet vetëm… Emini

Situata e kontratave në Kukës ishte jo pak e tensionuar, me Eminin, Koliçin dhe Lenën që i hapën “luftë” klubit. Nëse situata për këta dy të fundit mori zgjidhje, mbetet pezull e ardhmja e tetovarit Izair Emini, i cili ende nuk e ka qartësuar raportin e tij me Kukësin. Kampionët e presin, ndërkohë që vetë 31-vjeçari ka dalë në stërvitje me Shkëndijën e Tetovës.

Koliçi do të qëndrojë te Kukësi, ndërsa Lena do të transferohet te Teuta, pasi klubet kanë gjetur marrëveshjen. Mbetet për t’u parë tashmë se si do të shkojë punë me 31-vjeçarin, i cili si dy lojtarët e tjerë nuk është pajtuar me kontratën e depozituar në FSHF. Lojtari nuk ka kontakte me klubin dhe tashmë çështjen e ka marrë në dorë avokati i tij. Një telefonatë nga klubi i Kukësit mund të bëjë që situata të ndryshojë dhe palët të tentojnë dhe njëherë gjetjen e një zgjidhjeje me konsensus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online