Milani ka harruar prej vitesh çdo të thotë të luash në Champions League, por nëse miqësoret kanë ndopak vlerë, e ardhmja është e bukur.
Sot kuqezinjtë luajtën një miqësore në Kinë kundër Bajernit të Mynihut dhe rezultati final është i habitshëm: 4-0 për Milanin!
Bajerni ishte thuajse i plotë, Milani e nisi me pak nga përforcimet verore në formacion dhe me Kutronen e Borinin në sulm.
E lehtë për Bajernin? As që bëhet fjalë! Milani i është bërë makth me dekadash dhe tani edhe në miqësore i jep leksion.
Kesie shënoi që në minutën e 14-të me asist nga Rodrigez, Kutrone shënoi edhe dy gola në minutat 25 e 42, me pasime nga Rodrigez e Bonaventura.
Furtuna e Bajernit në pjesën e dytë nuk erdhi, ndërsa Milani shënoi sërish në minutën e 85-të Çalhanoglu me një predhë nga distanca vulosi fitoren kuqezi.
Festë në stadium, edhe për debutimin e Bonuçit, ndërsa Montela mund të buzëqeshë. Milani i ri po merr formë.
International Champions Cup
BAJERN-MILAN 0-4 (0-3)
Shënues: Kessie 14’, Cutrone 25’ e al 43;, Calhanoglu 85′
BAJERN (4-2-3-1) Früchtl; Rafinha, Hummels (dal 1’ s.t. R. Sanches), Alaba, Bernat (dal 31’ p.t. Friedl); J. Martinez, Tolisso; Coman, Müller, Ribery (dal 1’ s.t. J. Rodriguez); Lewandowski. (Starke, Hofmann, Dorsch, Wintzheimer, F. Götze, Pantovic). All Ancelotti.
MILAN (4-3-3) G. Donnarumma (dal 33’ s.t. A. Donnarumma); Abate (dal 1’ s.t. Conti), Zapata (dal 18’ s.t. Bonucci), Musacchio (78′ Paletta), R. Rodriguez (63′ Antonelli); Kessie (dal 33’ s.t. Sosa), Montolivo (dal 1’ s.t. Biglia), Bonaventura (78′ J. Mauri); Niang (78′ G. Gomez), Cutrone (46′ André Silva), Borini (63′ Calhanoglu). (Storari, Gabbia, Zanellato, Crociata, Bacca). All Montella.