Borha Valero i Interit, mbyllet të hënën

Borha Valero është praktikisht një lojtar i Interit. Pak pas mesditës së djeshme, zikaltërit kanë gjetur akordin me Fiorentinën në bazë të gjashtë milionë eurove, plus një mln euro bonus. Dhe në pasditen e djeshme ka ardhur edhe konfirmimi nga vetë mesfushori spanjoll që, përmes një statusi në adresën e tij në “Twitter” ka përshëndetur Firencen.

“E kam për detyrë dhe e ndiej se duhet të falënderoj familjen Dela Vale dhe të gjithë Fiorentinën që ka bërë sa më të thjeshtë përmbylljen e kësaj aventure komplekse, si edhe më ka ndihmuar në zgjedhjen e një tjetër eksperience profesionale”. Karriera e 32-vjeçarit spanjoll, mesa duket do të vijojë me zikaltërit nën urdhrat e Spaletit. Në orët e ardhshme do të zhvillohen edhe vizitat mjekësore përpara se ai t’i bashkohet pjesës tjetër të grupit që ka nisur grumbullimin në Bruniko.

TRATATIVA – Një tratativë që ishte nisur që në fillim ajo për Borha Valeron, teksa, pasi u arrit marrëveshja ndërmjet klubit zikaltër dhe vetë mesfushorit, më në fund, u arrit dje akordi mes Fiorentinës dhe zikaltërve. Një operacion që, siç dëshironte Interi, është mbyllur me shifrën e 7 mln eurove. Pra, 5.5 mln euro që do të paguhen tani dhe 1.5 mln në formën e bonuseve. Përsa i përket mesfushorit spanjoll atij i është ofruar një kontratë trevjeçare dhe vizitat mjekësore tashmë do të zhvillohen të hënën. Më pas, do të vijë edhe firma mbi kontratën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *