Sevilja çdo verë shet disa prej yjeve të saj dhe është kthyer në një makinë parash, ndaj nuk mund të qëndronte jashtë tregut edhe këtë verë.
Klubi andaluzian ka pranuar një ofertë prej 14 milionë eurosh nga Lester Siti për kapitenin e vet Visente Iborra, i cili sot është prezantuar me “Dhelprat”.
Trajneri anglez Kreig Shekspir mbeti i impresionuar nga 29-vjeçari, kur dy skuadrat u ndeshën në Champions League sezonin e shkuar.
Mesfushori difensiv ka fituar 3 herë Europa League dhe shënoi 7 gola sezonin e fundit, duke pasur një rendiment të shkëlqyer, por Sevilja ka pranuar ta shesë edhe për faktin se lojtarit iu ofrua një kontratë shumë joshëse. Ndërkaq, Sevilja ka blerë nga Interi Ever Banegën.