Kamza kantier, stadiumi po ndryshon fytyrë

0

Ngjitja në Superiore ka entuziazmuar Kamzën, por natyrisht në elitë duhet edhe një stadium serioz. Për këtë arsye, këtë verë po punohet me ritme të larta që stadiumi i Kamzës të ribëhet thuajse i ri.

Klubi kamzali njofton se fusha do të ketë një tapet të ri, me bar natyral, por ndërkohë po punohet me ritme të larta edhe në dhomat e zhveshjes, për t’i modernizuar.

Duket qartë se Kryetari i Bashkisë, Xhelal Mziu, dhe presidenti i klubit, Naim Qarri, kanë një bashkëpunim të shkëlqyer dhe po ndjekin nga afër në mënyrë të vazhdueshme punimet, me synimin që Kamza t’i luajë ndeshjet e Superiores në shtëpi dhe në një ambient modern.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online