Luiz Gustavo ka lënë Gjermaninë pas një dekade aty, duke u transferuar te Olimpiku i Marsejës, për 8 milionë euro.
Mesfushori, i cili ka luajtur 41 ndeshje me kombëtaren e Brazilit, ka vendosur të braktisë Volfsburgun, ku luante prej vitit 2013, kur “Ujqit” i paguan 10 milionë euro Bajernit.
Më herët, Luiz Gustavo kishte shkëlqyer te Hofenhajmi, që e bleu për vetëm 1 milion euro dhe ia shiti Bajernin për 15 milionë në janar 2011.
Braziliani 29-vjeçar ka luajtur 142 ndeshje për Volfsburgun, ndërsa tani ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, duke u dhënë fund spekulimeve, që e lidhnin me emra si Milani e Juventusi.
Bem vindo @LGustavo_22! ?? pic.twitter.com/DnqJJ12T1S
— Olympique Marseille (@OM_English) July 4, 2017