Ndoj i Bolonjës, tani pritet huazimi

Prej muajit janar, një tjetër futbollist shqiptar ka hedhur hapin e madh, duke u transferuar në Serinë A, sepse Emanuele Ndoj u transferua te Bolonja, edhe pse sezonin e fundit e mbylli me Breshian në Serinë B.

Talenti shqiptar u ble për 1,4 mln euro sezonin e shkuar nga ekipi Primavera i Romës, shenjë e qartë e nivelit të tij, ndërsa brenda më pak se një sezoni Breshia korr frytet e largpamësisë së saj.

Futbollisti i Shqipërisë ka shkuar te Bolonja në mënyrë përfundimtare për rreth 3 milionë euro.

Tani Bolonja po vlerëson mundësinë e huazimit edhe për një sezon, me synimin për t’i dhënë sa më shumë mundësi aktivizimi Ndojit, i cili konsiderohet një investim shumë i rëndësishëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *