Sulmi i Starovës: De Biazi mori shumë më tepër nga sa na dha

Ndeshja kundër Botevit ishte në fokus në konferencën për shtyp zhvilluar sot në “Selman Stërmasi”, por Sulejman Starova foli për gjithçka, duke shkuar deri te trajnerët e huaj dhe largimi i Xhani De Biazit.

“Trajnerët e huaj? Nuk e duroj shprehjen që është shumë herë më mirë, se edhe ju e dini përgjigjen. Po të bësh llogaritë kush ka bërë më mirë, më rezultojnë që kanë bërë shqiptarët më mirë, në kampionat as që diskutohet. Asnjë i huaj nuk ka bërë mirë, qoftë edhe ata që mbas dështimit në Shqipëri kanë bërë rrugë le të themi jashtë. Kanë ikur prej këtu nja tre trajnerë të Partizanit, janë mundur me nga 3-0 apo 4-0 këtu dhe pastaj kanë marrë oferta me nga 1 milion dollarë në Dubai apo andej rrotull”.

Për De Biazin: “De Biazi mori shumë më tepër nga ne, mori shumë më tepër nga Shqipëria sesa dha, mori sodisfaksion më tepër se të gjitha. Por duhet të dini që trajnerët shqiptarë nëse vihen në drejtim atje jashtë, të jeni të sigurt që e bëjnë punën si ata. Nuk po e them më tepër, por them me modesti që me siguri e bëjnë njëlloj punën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *