Perez: Mbape vjen, por kë të heq?

0

Florentino Perez po e mendon një goditje të madhe edhe këtë verë, sepse nuk del dot nga vetvetja.

Megjithatë, presidenti i Realit frenon fantazinë e mediave dhe tifozëve: “99% e emrave që përfliten nuk do të vijnë te Reali”.

Tifozët ëndërrojnë supertalentin francez Mbapé, por Perez ka një problem: ” Nëse Zidan më thotë që e dëshiron Mbapenë, unë e blej, por Zidan duhet të më thotë cilin të shes për t’i bërë vend. Edhe vjet ishte e njëjta gjë, thoshin që duhej të blija Pogbanë, sepse fituam Champions League, por në futboll luhet me 11 lojtarë. Ekipi vjet ishte super, sivjet po ashtu, ku t’i çoj blerjet? Ka shumë lojtarë që i dua, por ku t’i çoj?”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.