Kur Tirana dështonte në Izrael dhe humbiste shansin Barcelona

22 vite më parë dy disfata kundër Hapoel Beer Sheva-s. Në turin pasardhës do luante me gjigantët spanjollë

Në verën e vitit 1995, Hapoel Beer Sheva ishte një skuadër modeste nga Izraeli dhe në përgjithësi kampionati i këtij vendi ishte aq i nënvlerësuar, sa kampionia e Shqipërisë, Tirana, u gëzua kur mësoi se shorti e vuri përballë saj në Kupën e Kampioneve. Më shumë se sa Ber Sheva, intrigonte ndjeshëm turi pasardhës. Fituesja e këtij çifti do luante kundër Barcelonës. Jo keq, sidomos asokohe flitej që e ardhura televizive do ishte një shifër fantastike. Tirana dështoi ta kalojë turin. Në kryeqytet zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, por miqtë shënuan që në minutën e parë dhe ditën ta mbanin rezultatin deri në fund. Në ndeshjen e kthimit, në Izrael, vendasit fituan gjithashtu 2-0.

Në turin e dytë Beer Sheva i humbi të dyja ndeshjet me rezultatin 7-0. Barcelona do ishte shumë e fortë edhe për shqiptarët, gjithsesi.

Sot gjërat kanë ndryshuar. Beer Sheva është një skuadër me impakt të jashtëzakonshëm në kupat e Europës, ndërsa Tirana kishte 5 vite që nuk merrte pjesë në Europa League apo Champions League. Makabi Tel Aviv është sërish një rival izraelit. Këtë radhë, në letër, kundërshtarët janë dukshëm të favorizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *