Bare: Ekipi është i ri, duhet kohë

Mesfushori i Atletikos së Madridit, Keidi Bare, është shprehur i qetë pas humbjes kundër Francës, duke kërkuar kohë për një grup mjaft të ri: “Shumë lojtarë kanë ardhur nga ekipi U-19, jemi një ekip i sapoformuar dhe përballë kishim një rival superior në shumë drejtime, ndaj kjo humbje nuk duhet të trajtohet si dramë. Besoj se po luanim mirë derisa Franca ka shënoi për një gabim tonin, duke përfituar edhe nga fakti se kanë lojtarë më shtatlartë se ne. Bëmë edhe gabime të tjera, por jam i sigurt se do t’i riparojmë deri në ndeshjen ndaj Estonisë. Shpresoj të na kthehen edhe dy lojtarë që i kemi pasur të dëmtuar, pasi janë lojtarë të rëndësishëm dhe do të na ndihmojnë shumë.

Bare flet edhe për të ardhmen: “E ardhmja? Tani për tani jam pjesë e Atletikos, ku do të jap maksimumin për të bërë sa më mirë dhe për të gjetur hapësira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online