8 mijë euro në muaj për Soue, Skënderbeu kompleton sulmin

Futbollisti nga Gambia vjen të mërkurën dhe do të jetë gati për ndeshjen e kthimit ndaj Mlladës. Kosovari bashkohet nesër me ekipin e ri

“Brenda pak ditësh do të mbyllim marrëveshjen me 1 ose 2 lojtarë, pasi na duhen në raundin e tretë të Europa League”, – shprehej presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, pas kualifikimit të skuadrës së tij ndaj Kairatit. Të gjithë janë në pritje të këtyre afrimeve te bardhekuqtë.

Bëhet fjalë për dy sulmuese dhe i pari është lojtari i Kievos, Ali Soue, që mësohet se e ka mbyllur përfundimisht me Skënderbeun. Nga burime pranë gazetës mësohet se marrëveshja është që Kievo ta huazojë për një sezon te Skënderbeu sulmuesin në fjalë. Të njëjta burime bëjnë me dije se Soue mbërrin në Shqipëri ditën e mërkurë dhe nuk dihet nëse do të presë ekipin në Durrës apo do të udhëtojë drejt Korçës. Po të mërkurën skuadra korçare do të udhëtojë drejt Çekisë dhe Ali Soue e ka të pamundur të bashkohet me grupin.

Për ndeshjen e kthimit ndaj Mladës mund të jetë nën urdhrat e Dajës. Ndërkohë, klubi bardhekuq duhet të vrapojë për ta federuar lojtarin nga Gambia para ndeshjes së parë. Kjo mendohet të jetë goditja më e madhe e tyre dhe drejtuesit besojnë se ia vlen.

Ali Soue është zbuluar si synim i Skënderbeut, ku mësohet se do të përfitojë rreth 8 mijë euro në muaj, duke qenë ndër lojtarët më të paguar. Duket se presidenti Takaj e ka hapur “thesin” në këtë moment, pasi ka siguruar 675 mijë euro deri në këtë moment. Soue vjen të mërkurën, por trajenri Daja nuk e ka parë ende këtë futbollist. Soue është 1.86 m i gjatë dhe peshon 84 kg, ndërkohë që në karrierën e tij nuk është se ka shënuar shumë gola. Ka luajtur vetëm në Itali dhe sezoni i fundit ishte më i suksesshmi, me 6 gola të shënuar në 16 ndeshje në Lega Pro me Vibonezen. Korçarët shpresojnë që të rezultojë si Ekubani i Partizanit, që erdhi po nga Kievo në Shqipëri.

KELMENDI – Vetë klubi kuqebardhë e mohoi afrimin e sulmuesit Shend Kelmendi, por dje është mësuar se kosovari do të vijë nesër dhe do të bashkohet me korçarët. Kelmendi do të vijë në formë huazimi për një vit te Skënderbeu, që e kishte kërkuar edhe më parë sulmuesin, kur ai luante për Prishtinën. Në atë kohë ky klub kërkoi 200 mijë euro, ndërsa tani ka firmosur për Trepçën, ekipin mik të Skënderbeut, që ka përfituar dhe e ka marrë. Kelmendi shihet si një lojtar me shumë perspektivë, që në të ardhmen mund të shitet, siç pritet të ndodhë aktualisht me Liridon Latifin.

Karriera e Ali Soue
2012-2013 Kievo 2 ndeshje
2013-2014 Juve Stabia 35 ndeshje (5 gola)
2014-2015 Peskara 8 ndeshje
2015 Latina 13 ndeshje
2015-2016 Modena 8 ndeshje
2016 Leçe 7 ndeshje 1 gol
2016-2017 Prato 15 ndeshje
2017 Viboneze 16 ndeshje (6 gola)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online