Mirel Josa ka bërë një punë shumë të mirë në krye të Prishtinës në IPKO Superliga dhe në takimin e djeshëm kundër Gjilanit, plotësoi plot 70 ndeshje në krye të kryeqytetasve. Në këtë sfidë jubilare, Josa dhe të besuarit e tij ia dolën të triumfonin 0-1 në transfertë, duke i dhënë Josës një rekord shumë pozitiv në krye të Prishtinës.
Në IPKO Superliga, Josa ka drejtuar 56 takime, ku ka marrë 35 fitore, 14 barazime dhe vetëm 7 humbje, një rekord për t’u pasur zili. Ndërsa në të gjitha kompeticionet, Josa ka drejtuar 70 takime: 43 fitore, 18 barazime dhe vetëm 9 humbje. Padiskutim një nga trajnerët më të mirë shqiptarë të momentit.