Daja: Askush s’na ka vënë në vështirësi, të jemi me këmbë në tokë

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja ka folur për “Supersport” pas ndeshjes me Teutën ku ka komentuar takimin me durrsakët. Daja ka vlerësuar Teutën, por ka theksuar se deri më tani asnjë nga rivalët nuk i ka vënë në vështirësi. Titulli sa më shpejt? Skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë…

“Jemi në rrugën e duhur, por jo si pjesën e parë, pasi ishte një pjesë e parë me shumë probleme. Kishim përballë Teutën që di të luaj mirë futboll dhe në fushën e vete është mjaft agresive në marrjen e territorit. Kemi përmirësuar gjithçka në pjesën e dytë. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi kemi dhe më shumë se tre faza të tjetra. Nëse luajmë kështu besoj se do ia dalim”.

“Natyrshëm që nuk do të pajtoheshim me ritmin që prodhuam sepse do të pësonim dhe gola. Me atë ritëm të pjesës së parë, me raportet e dyluftimit nuk është pjesë e jona. Pavarësisht se kemi shumë lojtarë që luajnë mirë me topin. Kemi përmirësuar gjithçka në pjesën e dytë, e dinim se s’do të vazhdonim me atë ritëm. Futja e Osmanit i dha qetësi skuadrës. Spostimi i Lilajt ishte një forcë e shtuar në sulm. Dolëm te golat dhe vepruam shumë mirë”.

“Jemi në ngarkesë të plotë, që nga stafi dhe deri te lojtarët. Përgatisim gjithçka në 3-4 ditë. Sot kishim disa mungesa dhe ishim të detyruar të aktivizonim lojtarët e njëjtë me Partizanin e Beogradit. Kjo ndoshta bëri që të mos kishim ritmin e duhur. Me rikthimin e të dëmtuarve do të rritet rivaliteti, por do të kemi më shumë ritëm”.

“Do të thosha se ne duhet të jemi me këmbë në tokë, ndoshta një vazhdimësi e këtyre rezultateve do të bëjë që të kem imë shumë cilësi dhe hapësirë për të bërë zhvendosje të ndryshme për të ruajtur një kondicion të mirë të energjive që të na shërbejë për rrugëtimin e gjatë të kampionatit. Mos të harrojmë dhe Kupën në mes dhe impenjimet në Europë”.

“Përveç faktit se vinim pas tre ditësh nga ndeshja në Europë, edhe Vangjeli pati dëmtim në nxemje, ndaj dhe Osmani ishte në nxehje që në fillim. Edhe Aliti po ashtu dhe Dita gjatë ndeshjes. Po t’i mbledhim të gjitha, na sjell atë pjesën e parë jo të mirë, por jo gjithçka ishte gabim. Nuk ishte ajo që ne të gjithë bashkë kërkojmë, për të qenë të parët tani dhe në vazhdimësi”.

“Kemi vetëm një barazim me Kamzën deri më tani. Asnjë kundërshtar nuk na ka vënë në vështirësi, përjashto fraksione të ndryshme në ndeshje. Të gjithë janë kundërshtar që duhet të vlerësohen maksimalisht”.

Ka qenë zgjedhje e Lilajt që 11-metërshin t’ia linte Muzakës. Ishte zgjedhje e lojtarëve e pranuar dhe nga stafi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online