Reali i Madridit fitoi konkurrencën me shumë klube për Vinisius Zhunior. Spanjollët vepruan shpejt dhe paguan 45 milionë euro te Flamengo për shërbimet e talentit brazilian. Ai i impresionoi të gjithë gjatë stërvitjeve të para dhe ndeshjeve miqësore, por debutimi zyrtar me ekipin e parë nuk ka ardhur ende. Klubi refuzoi disa oferta për huazimin e tij duke treguar se beson tek aftësitë e 18-vjeçarit, por trajneri Lopetegui e cilëson si akoma të papjekur për të luajtur në ekipin e parë.
Në klub e dinë se kanë një lojtar me potencial të madh në duar, por ata po mundohen ta menaxhojnë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’i garantojnë një proçes rritje efikas. Ai nuk është grumbulluar fare në dy ndeshjet e para të kampionatit dhe në finalen e Superkupës së Europës.
Për momentin, Vinisius do të luajë me Real Madrid B, që merr pjesë në kategorinë e tretë spanjolle . Ky mund të jetë një rekord, pasi asnjë lojtar i blerë për 45 milionë euro nuk është aktivizuar më parë në kategorinë e dytë spanjolle. Ai debutoi me ekipin B në suksesin 2-0 përballë Las Palmas B. Braziliani luajti 73 minuta dhe zhvilloi një ndeshje të mirë. Dëshira e tij është të luajë me ekipin e parë, por Lopetegui nuk dëshiron të nxitohet dhe po e monitoron. 18-vjeçari do të vazhdojë me ekipin e dytë dhe i mbetet të punojë fort dhe të presë një thirrje nga trajneri për të kaluar në ekipin e parë.