Valencia ka arritur akordin me PSG për blerjen përfundimtare të Gonçalo Guedes. Spanjollët kanë paguar 40 milionë euro për kartonin e anësorit ofensiv.
Portugezi u huazua vitin e kaluar nga kampionët e Francës dhe zhvilloi një sezon të mirë, ku shënoi 6 gola me Valencian dhe ndihmoi në rikthimin e klubit në Champions, ndërsa tashmë ai është zyrtarisht një lojtar i Valencias.
21-vjeçari është gati për të zhvilluar një tjetër sezon të mirë dhe tashmë është më i qetë për të ardhmen. Klubi beson shumë te kualiteti i lojtarit dhe këtë e tregojnë 40 milionë eurot që u paguan nga ata. Guedes është pjesë e kombëtares portugeze dhe ka shënuar tre gola në 14 ndeshje të zhvilluara.